Tuesday, 8. September 2026
Sport

Këta janë të nominuarit për Topin e Artë

GS 08/09/2026 1 Min. Lesezeit

France Football, në bashkëpunim me UEFA-n, zbuloi sot kandidatët zyrtarë për Topin e Artë

.

Çmimi konsiderohet si çmimi individual më prestigjioz në futboll, dhe vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me konkurrencë të ashpër midis yjeve më të mëdhenj të lojës si në nivel kolektiv ashtu edhe individual, transmeton IndeksOnline.

Lista solli një sërë surprizash që bien në sy.

Kryesorja ndër to është mungesa e brazilianit Raphinha nga lista e ngushtë e lojtarit më të mirë, pavarësisht sezonit të tij të shkëlqyer me Barcelonën.

Një tjetër tronditje erdhi në kategorinë e trajnerit më të mirë, ku trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk arriti të përfshihej.

Ceremonia zyrtare do të mbahet në Londër, më 26 tetor.

Teilen: