Shkupi është gati për pjesën e dytë të kampionatit maqedonas në futboll.
Në pjesën pranverore, trajneri Mlladen Zhizhoviq ka tetë lojtarë të rinj që i ka në dispozicion në betejën për titull.
Shkupi ka rivalë për titull skuadrat shqiptare Struga Trim Lum dhe Shkëndijën.
Këta janë futbollistët e rinj: Darko Dodev (Vllaznia), Qemal Ibishi (Tikveshi), Ioan Simun Edmundson (Ishujt Faroe), Abdul Ruwatibyae (Ruanda), Emmanuel Avorno (Gana), Victor Damasceno de Oliveira (Brazili), Besar Guxhufi (Besiktas) , Emmanuel Longe Groner (Norvegji).