Kush do e fitojë “Topin e Artë” për vitin 2025? Këtë vit gara pritet të jetë shumë më e ndezur me kandidatë interesantë që luftojnë për trofeun me prestigjioz,
Dhe më në fund “France Football” ka zbuluar datën kur do të jepet trofeu më i lakmuar individual, për të cilin dy favoritët e mëdhenj të edicionit janë për momentin Ousman Dembele dhe Lamin Jamal.
Më datën 8 gusht, do të bëhen publike listat me e emrat e kandidatëve për fitoren e trofeut, për të cilët më pas do të bëhet votimi nga anëtarët e jurisë së kësaj gare që shpeshherë ka dhuruar edhe polemika.
Ndërkohë, ceremonia e dorëzimit të çmimit do të jetë më 22 shtator në Paris, ku do të mësohet emri i fituesit që merr vendin e Rodri, triumfuesit të fundit në garën për futbollistin e vitit, ashtu si edhe për çmimet e tjera që jepen gjatë mbrëmjes gala.
Votuesit do të jenë 100 gazetarë nga 100 vendet e para të renditjes së FIFA-s. Kjo do të thotë që për këtë edicion, votues për “Topin e Artë” do të ketë edhe nga Kosova e cila prej pak muajsh ka hyrë në 100-shen më të mirë të FIFA-s.