Sunday, 29. March 2026
Sport

Këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

Xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Në kuadër të ditës së sotme do të luhen takimet: Fushë Kosova – Llapi dhe Dukagjini – Liria, shkruan GazetaBlic Sport.

Fushë Kosova në xhiron e kaluar u mposht 6-1 nga Malisheva, teksa Llapi mposhti 3:0 ekipin e Dukagjinit.

Klubi i Lirisë ende nuk ka shijuar fitoren në Superligë, teksa sot do ta kërkojë atë në Klinë.

Kujtojmë se në plan për ndeshjet e sotme ishte edhe dueli Drita – Ballkani, por që u shtye shkaku i angazhimeve në Europë të kampionit të Kosovës.

Dy takimet e sotme startojnë nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport


Teilen: