• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Këto janë tetë kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me ndeshjet e zhvilluara sonte u përmbyll edhe xhiro e tetë e fazës së grupeve, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024”.

Gjermania, si nikoqire e Evropianit të vitit të ardhshëm, e ka të sigurt vendin në “Euro 2024”.

Gjermanët tashmë dinë edhe emrat e tetë kombëtareve tjera që do t’i presin vitin tjetër.

Spanja dhe Skocia nga Grupi A, Franca nga Grupi B, Anglia nga Grupi C, Turqia nga Grupi D, Belgjika dhe Austria nga Grupi F, dhe Portugalia nga Grupi J, janë ekipet kombëtare që kanë siguruar një vend në “Euro 2024”.

Vlen të theksohet se edhe Kombëtarja e Shqipërisë është shumë afër sigurimit së pjesëmarrjes në këtë garë nga Grupi E.

Ndërsa, Kombëtarja e Kosovës, edhe pse matematikisht është ende në garë për dy pozitat e para në Grupin I, gjasat e saj për kualifikimin historik janë shumë të vogla.

Kujtojmë se Gjermania do të jetë mikpritëse e 23 shteteve, në verën e vitit të ardhshëm.

Nga grupet kualifikuese shkojnë 20 kombëtare, kurse tri të tjera do të mësohen pasi të zhvillohet faza e “Play-Offit” nga Liga e Kombeve.

Next Post

Trajneri serb i Bullgarisë befason me fjalët për Shqipërinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.