Ka përfunduar sonte rrethi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ballkani sonte e vulosi kualifikimin tutje, pas fitores bindëse 1:4 ndaj Larnes, kurse Drita, Dukagjini, Tirana e Shkupi u eliminuan.
Tani, në raundin e tretë kualifikues në garë anë mbetur vetëm tri ekipe shqiptare, Ballkani, Partizani dhe Struga.
Pra, tri ekipet që dolën kampione në ligat e tyre përkatëse në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Levski Sofia 1:0 Shkupi (3:0)
Tirana 0:2 Besiktas (1:5)
Partizani 4:1 Atletic Escaldes (5:1)
Buducnos 3:4 Struga (3:5)
Drita 1:2 Plzen (1:2)
Rijeka 6:1 Dukagjini (7:1)
Larne 1:4 Ballkani (1:7)