Skuadra e Shkëndijës bëhet ekipi i parë në vendin tonë që ka filluar me përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e pare për sezonin 2024/2025 dhe për garat evropiane në UEFA Konference Liga.
Në grumbullimin e parë kishte disa mungesa me arsye, por pritet të ketë lëvizje të lojtarëve me prirje dhe largime
Ashtu siç ishte paralajmëruar skuadra tetovare Shkëndija, nën urdhëratë e trajnerit Jeton Beiqiri nga dita e djeshme ka nisur përgatitjet për garat evropiane dhe sezonin e ri 2024/2025. Edhe pse në grumbullimin e parë nuk kishte asnjë njoftim apo prononcim zyrtarë jo zyrtarisht kuptuam se e gjithë faza përgatitore do të zhvillon në terrenet vendore, pra në Tetovë
Në grumbullimin e parë munguan disa futbollistë që kanë marrë ditë shtesë pushim nga stafi teknik por pritet që ditëve në vijim përfundimisht deri të mërkurën krahas ekzaminimeve mjekësore, ekipi pritet të kompletohet dhe të punon me kapacitet të plotë. Me vonesë shkaku i angazhimeve në reprezentacionin U-21, do të kyçen edhe Reshat Ramadani, Vane Krstevski dhe Fiton Ademi.
Në ekipin kuqezi ditëve në vijim gjithsesi se do të ketë edhe lëvizje pasi gjatë afatit kalimtar të verës ekipi do të freskohet me disa lojtar të ri por do të ketë edhe largime për çka opinioni do të njoftohet zyrtarisht
Sa i përket përgatitjeve ato do të jenë të ndara në disa faza intensive, të cilat do të përfshijnë aspektet fizike e tekniko taktike, ndërsa parashihen edhe 5 ndeshje kontrolluese me skuadra nga rajoni, kryesisht ekipe që do të luajnë në Kupat e Evropës. Ndeshja e pare në UEFA Conference League do të zhvillohet me 11 korrik.