Wednesday, 19. August 2026
Sport

​KF Vëllaznimi shkarkon trajnerin

GS 16/01/2025 1 Min. Lesezeit

Leotrim Krasniqi nuk do të jetë më trajner i KF Vëllaznimit. Kryesia e klubit nga Gjakova ka marrë vendim për të ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Leotrim Krasniqi.

“Ju njoftojmë se kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Leotrim Krasniqi. Kryetrajnerin Krasniqi e falenderojmë për bashkpunimin korrekt dhe për kontributin që ka dhënë, si dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij. Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kubi nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë pasuesi i Krasniqit.

Teilen: