• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KFF Mitrovica hedh akuza për KFF Dukagjinin për lidhje me FFK-në dhe ndikimin në ndeshje

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i futbollit të femrave Mitrovica, ka hedhur akuza të rënda te klubi rival KFF Dukagjini, për lidhje me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ndikim në vendimin e ndeshjes Ulpiana – Dukagjini.

Ndeshja e javës së 13-të e Superligës së femrave, ndërmjet Ulpianës e Dukagjinit e luajtur më 17 mars, kishte përfunduar me rezultat 1:1. Por klubi nga Klina ishte ankuar në Komisionin e Garave në FFK, për pozitën e fizioterapeutit të klubit.

“Në lidhje me paraqitjen e parregullt në protokolin e ndeshjes të Avdyl Ramadanit në cilësinë e fizioterapeutit, i njëjti është paraqitur si fizioterapeut, ndërsa kualifikimi i tij është teknik i fizioterapisë me profil arsimor të shkollës së mesme”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave.

Për këtë arsye ndeshja Ulpiana – Dukagjini është regjistruar me rezultat zyrtar 0:3, në favor të Dukagjinit.


Klubi kampion nga Mitrovica ngre dyshimet se kjo është bërë pa asnjë bazë në rregullore dhe akuzon klubin nga Klina për lidhje të mira të zyrtarëve të Dukagjinit me Federatën.

KFF Mitrovica është lidere e Superligës së femrave me 32 pikë, pas 12 ndeshjeve, por tani me vetëm një pikë më shumë se Dukagjini, që pas fitores në tavolinë, regjistron 31 pikë.

“Komisioni Garave  pa kurrfarë baze juridike  regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 për Dukagjinin duke iu referuar nenit  6  paragrafit 2 pika  g), nen i cili nuk e detajon pasojën e shkeljes së këtij paragrafi. Pra, askund në aktet normative nuk thuhet së ndeshja humbet nëse mungon mjeku, sikurse ka vepruar Komisioni Garave për këtë rang përkatës në rastin e apostrofuar”, shkruan në reagimin e klubit Mitrovica.

“Ky rregull është  hequr që para disa  vitesh  për shkak të  dallavereve  që klubet  bënin  në të kaluarën  për të kurdisur  një ndeshje. FFK  ka vendosur  se ndeshja nuk mund të  fillojë pa mjek  dhe  në këtë rast  ekipi që nuk  e posedon  mjekun e humb ndeshjen me rezultat  zyrtar  3:0. Përndryshe, nëse ndeshja ka filluar  dhe përfunduar  pa mjek  nga njëra ekip, atëherë ndeshja  do të regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë”, thuhet tutje në reagimin e klubit derisa zyrtarët e saj do të marrin masa të tjera nëse vazhdohet në këtë mënyrë, gara.

“Nëse organet  përgjegjëse pranë FFK-së nuk e ndalojnë këtë dukuri, klubi ynë do të  shqyrtojë mundësinë e mos vazhdimit të kampionatit sepse në këtë mënyrë nuk ia vlen të investohet, sigurisht që ka edhe klube të tjera që janë kundër këtyre dukurive negative  në futbollin e femrave.”

Screenshot

Next Post

Franco Foda: Jemi të gatshëm, duhet të jemi të koncentruar ndaj Islandës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.