Saturday, 8. August 2026
Sport

KFF Mitrovica mposht Ferencvaroshin, vazhdon në Europa Cup

GS 08/08/2026 2 Min. Lesezeit

Futbollistet e Mitrovicës kanë arritur sukses tjetër në skenën evropiane.

Të shtunën paradite në Budapest, Mitrovica mposhti skuadrën e njohur hungareze, Ferencvarosh.

Mitrovica fitoi 2:1 për të bërë vend në raundin e parë kualifikues të “Europa Cup”, që është niveli i dytë kontinental për klube të futbollisteve.

Ndeshja me Ferencvaroshin ishte për vendin e tretë në mini-grupin e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Fituesi i ndeshjes e siguronte të drejtën e vazhdimit në Evropë, përkatësisht në “Europa Cup”, ndërsa humbësi eliminohet.

Aurora Mulliqi i shënoi të dy golat për skuadrën e Mitrovicës. Ajo shënoi për 1:1 në minutën e 76-të dhe për 2:1 në minutën e 81-të. Skuadra hungareze kaloi në avantazh në minutën e 68-të.

Në gjysmëfinale të raundit të dytë kualifikues, Mitrovica pësoi 5:0 nga Branni norvegjez, të mërkurën në Budapest.

Ndërkohë kampionia e Kosovës shënoi dy fitore në raundin e parë kualifikues. Fitoi 10:0 ndaj kampionit të Moldavisë, Zimbru Chisinau, kurse 2:0 e mposhti kampionin bullgar, Ludogorets.

Tani Mitrovica e drejtuar nga Shpëtim Idrizi për herë të parë do të garojë në Europa Cup.
Shorti tërhiqet më 11 gusht.

Teilen: