Wednesday, 12. August 2026
Sport

KFF Mitrovica përballet me Metalistin

GS 11/08/2026 1 Min. Lesezeit

KFF Mitrovica ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë kualifikues të “Europa Cup” për klubet e futbollisteve.

Shorti i tërhequr të martën në mesditë ka përcaktuar që Mitrovica të luajë me skuadrën ukrainase, Metalist 1925.

Në short, Metalist Kharkivi ishte bartës, ndërsa Mitrovica në mesin e skuadrave jo bartëse.

Ndeshja e parë luhet në Kosovë më 26 gusht, ndërsa në ndeshjen e dytë Metalisti është vendas kurse do të luhet në terren neutral.

Ky është vetëm sezoni i dytë i “Europa Cup”, niveli i dytë kontinental për klubet e futbollisteve.

Mitrovica u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe atë nga kampioni i Norvegjisë, SK Brann.

Ndërkohë, për vendin e tretë më pas e mposhti Ferencvaroshin e Hungarisë dhe kështu siguroi kalimin në “Europa Cup”.

Teilen: