Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz e ka fituar epitetin e më të mirit për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.
FBK, të hënën ka bërë të ditur se Shabazz është shpallur “MVP i Javës” se dhjetë pasi kishte indeksin e lojës 33.
Me 32 pikë, 2 kërcime e 9 asistime, Shabazz udhëhoqi Yllin drejt fitores ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa u përfshi edhe në ekipin më të mirë të xhiros.
Në “Top 5” të javës së dhjetë, janë përfshirë edhe dyshja e Pejës, Domenic Artis e Xavier Johnson, si dhe James Graham i Trepçës e Rron Ukaj i Borës.
Artis me 24 pikë, 7 kërcime e 2 asistime dhe Johsopn me 24 pikë, 2 kërcim e po aq asistime, ndihmuan në triumfin e Pejës në udhëtim ndaj Vëllaznimit, duke u rikthyer te fitorja pas një serie prej 7 humbjeve.
Më i dalluari në fitoren e Trepçës në derbi ndaj Bashkimit, ishte Graham me 13 pikë, 11 kërcime e 2 asistime kurse Ukaj regjistroi 14 pikë, 7 kërcime e 2 asistime në triumfin e Borës kundër Rahovecit 029.
