• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kieza-Di Lorenco, ide e çmendur për shkëmbim midis Juventusit dhe Napolit

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në pritje të zyrtariz imeve të trajnerëve Mota dhe Konte, Juventusi dhe Napoli janë duke punuar për një shkëmbim të bujshëm. Sipas “La Stampa”-s, gjatë këtyre ditëve Xhuntoli dhe Mana janë duke vlerësuar mundësitë për të ardhmen e Kiezës dhe Di Lorencos.

MixCollage-31-May-2024-03-47-PM-4172

Mes shumë alternativave në skenë ka dalë edhe një mundësi për shkëmbimin kokë më kokë. Kapiteni i Napolit është i lodhur me De Laurentisin dhe mund të transferohet në Torino, ndërkohë që ky i fundit do të bëjë rrugën e kundërt. Për Kiezën, rinovimi për momentin është në pritje dhe sulmuesi po mendon edhe një tjetër aventurë. Te Juventusi nuk ka pasur vazhdimësinë e duhur me trajnerin Alegri, por sigurisht që Mota e sheh si një titullar fiks. Problemi i madh është që Kieza përndiqet nga dëmtimet. Në këtë histori, patjetër që bardhezinjtë mund të dalin të fituar në aspektin ekonomik sepse e vlerësojnë Kiezën sa dyfishin e Di Lorencos.

IDEJA- Duket e vështirë, por jo e pamundur. Në rast se Kviça Kvaratshkelia do të largohet drejt PSG-së, pasi ka një ofertë afro 100 milionë euro, Kieza shihet si lojtari ideal me karakteristikat tekniko-taktike që mund ta zëvendësojë. Kjo gjë e shtyn Napolin të mendojë për një shkëmbim kokë më kokë me kapitenin Di Lorenco. Ky i fundit ka trokitur në dyert e klubit për të kërkuar largimin në merkato. Napoli e konsideron një lojtar të rëndësishëm dhe po ashtu Konte që do të marrë drejtimin e klubit, por në rast se Di Lorenco nuk është i kënaqur sigurisht që mund të largohet për të nisur një tjetër aventurë.

Interesim për të ka pasur edhe nga ana e Interit që në rast se do të largojë Dumfrisin, e sheh si lojtarin ideal për skemën e Simone Inzagit në krahun e djathtë. Është ende herët, merkato zyrtarisht nuk ka nisur, por drejtuesit nuk presin ditët zyrtare për të bërë lëvizjet. Gjithmonë duhet të jenë disa hapa përpara të tjerëve, që në momentin e lejes nga FIFA të futen në fazë operative. Kieza te Napoli dhe Di Lorenco te Juventusi, gjithçka mund të ndodhë, edhe pse nuk është aspak e lehtë. Të dy trajnerët e rinj që do të drejtojnë skuadrat do të ishin të lumtur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Legjenda kroate pritet të rinovojë deri në vitin 2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.