• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kilometrat, Ylber Ramadani “bën” ligjin në mesfushë. I dyti në Itali, më mirë ka bërë vetëm… Fergusoni

10/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylber Ramadani po luan sezonin e parë në Serinë A dhe menjëherë ka lënë gjurmë në mënyrën e tij. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, i cili u transferua nga Aberdini në Skoci te Leçe për 1.2 milionë euro, është futbollisti i dytë me më shumë kilometra të përshkruara për ndeshje. Mesatarisht, nga shifrat që ka nxjerrë faqja e njohur “transfermarkt”, Ramadani ka vrapuar deri tani, 12.063 kilometra për ndeshje.

ramadani

Më mirë se ai renditet mesfushori i Bolonjës Leuis Ferguson, i cili është në 12.341 km për ndeshje. Sa i përket Ramadanit, ai është aktivizuar në 18 ndeshje dhe ka munguar vetëm në një takim, atë ndaj Veronës për shkak pezullimi nga numri i kartonëve të verdhë. 27- vjeçari ka arritur që të shënojë edhe një gol, atë ndaj Frozinones në fundin e takimit që i dha Leçes pikët e plota. Po ashtu edhe në ekipin kombëtar, Ramadani ishte një ndër lojtarët që luajti në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë me minuta të plota.

FORMACIONI I KILOMETRAVE

Sa i përket 11 futbollistëve që kanë vrapuar më shumë sipas pozicioneve, ata janë: Në portë Terraçano i Fiorentinës, në mbrojtje është treshja: Kaldirola i Monzës, Alesio Romanjoli i Lacios dhe Xhorxho Skalvini i Atalantës. Në mesfushë përveç Ramadanit: Matias Sule i Frozinones, Daniel Boloka i Sasuolos dhe Morten Frendrup i Xhenoas. Përparatyre janë: Leuis Ferguson i Bolonjës i cili është edhe lojtari me më shumë distancë të përshkruar, Albert Gudmundson i Xhenoas dhe në majë sulmuesi argjentinas Lautaro Martines, qëluan për zikaltërit e Interit.

formacioni km

PANORAMASPORT.AL

Next Post

U raportua se është goditur me thikë nga i vëllai, zbulohet e vërteta e tmerrshme që ka bërë Lavezzi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.