Marka e njohur e të veshjeve të brendshmeve “Skims”, pronare dhe themeluese e së cilës është ylli i famshëm televiziv Kim Kardashian, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ligën e NBA.
Kështu, të brendshmet e firmosura Kim Kardashian nga do të vishen nga basketbollistet më të mira të planetit.
View this post on Instagram
Kontrata u nënshkrua me ligën WNBA si dhe me ekipet e basketbollit të meshkujve dhe femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jam jashtëzakonisht krenare për partneritetin SKIMS me NBA, pasi është një reflektim i ndikimit në rritje të SKIMS në kulturë”, tha Kim Kardashian pas nënshkrimit të kontratës në konferencë për media, shkruan lajmi.net.
View this post on Instagram
“Së bashku – SKIMS dhe NBA do të lidhin njerëzit përmes modës, sportit dhe talentit”, shtoi Kardashian
Ende nuk është specifikuar se për çfarë do të referohet konkretisht ky bashkëpunim, por komisioneri i NBA-së Adam Silver tha se partneriteti do të shihet përmes ngjarjeve të ardhshme. /Lajmi.net/