• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kim sfidon hapur De Ligtin: Dua të jem lideri në repartin e mbrojtjes

22/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kim Min-jae është vlerësuar nga analistët e futbollit europian si një “mur” i vërtetë në repartin e prapavijës, duke shërbyer si komponentë thelbësorë në ecurinë fantastike të Napolit, si në suksesin e titullit kampion pas 33 vitesh të munguar, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, e përkthyer me zero driblime nga lojtarët kundërshtarë, duke vendosur rekord. fmnf

Dita e djeshme në prag të nisjes me bavarezët drejt Azisë, nga ku ekipi i Tuhelit do të kryejë fazën përgatitore, 26-vjeçari korean ka folur përpara mediave, duke u treguar shokëve të rinj se çfarë ambicie ka, të cilën përpiqet ta transmetojë edhe te pjesa tjetër, pa lënë mënjanë përvojën napolitane dhe influencën e Tomas Tuelit

AMBICIA-”Nuk kam frikë të flas hapur e të tregoj vullnetin tim në kuadër të kësaj sfide të re, lideri i mbrojtjes. Më pëlqen të udhëheq dhe të kontribuoj si shembull pozitiv te grupi. E di se çfarë potenciali kanë shokët e rinj dhe sa të aftë janë, por kjo nuk më pengon apo kufizon për të treguar pritshmëritë. Shpresoj se gjithçka do të shkojë sipas planit”, pohonte i qetë koreano-jugori.

PËRVOJA TE NAPOLI-”Tek ish-ekipi në fazën e mbrojtjes të gjithë luanin si një trup i vetëm, statistikat folën qartë se çfarë grupi solid krijuam. Ne korrëm sukses në ligë pas 33 vitesh pritje, thjesht fantastike. Tashmë është koha të përqendrohem në objektiva më të mëdhenj, sikurse kampionët e Bundesligës e kanë dëshmuar veten edhe jashtë kufijve”.

NDIKIMI I TUHELIT-”Trajneri ma ka shprehur pa ardhur në ekip se shikon vlera thelbësore që do ta ndihmojnë ekipin të rritet më tepër në të ardhmen. Nuk kam asnjë shqetësim nëse Tomas Tuhel luan me linjën e 3 shtyllave qendrore apo në sistemin klasik me 4 në prapavijë”, tha me tone të sigurta mbrojtësi më i mirë në Serinë A rreth etapës 2022-2023.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Uzuni bëhet gati për La Liga, sulmuesi shqiptar shënon në një ndeshje përgatitore me Granada

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.