• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kimish i përgjigjet Tuhelit dhe thyen heshtjen: E dua Bajernin, por më pëlqejnë sfidat

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joshua Kimish ka marrë trajtën e një “cikloni” të vërtetë në kampin e bavarezëve, pas aludimeve se kampionët e kanë nxjerrë në shitje mesfushorin me numër 6.

sabitcer kimish myler

Edhe pse Kimish i ka prononcimet e rezervuara kur nuk ia kërkojnë nga ekipi, kësaj radhe e ka gjetur guximin t’i dalë ballë çështjes së “shituar” nga mediat:

“Ishte shumë e vështirë të qëndroja pasiv pas këtyre thashethemeve të vrullshme. Kam ende edhe dy vjet kontratë me Bajernin dhe kemi plane të mëdha këtu në Mynih përgjatë këtij harku kohor. Ndihem me fat që kam në krye një trajner me prirje rreth futbollit tërheqës. Argëtohem tej mase me grupin dhe më jep ndjesi pozitive të gjendem mes tyre. Megjithatë, nuk e di se çfarë do të ndodhë pas periudhës 2-vjeçare. E them me gojën plot se më pëlqejnë sfidat, kështu që horizontet e reja mund të shfaqen në vazhdimësi”, tha Joshua për “Bild”.

Nëse i referohemi me kujdes fragmentit të fundit, është evidente se Kimish kërkon aventurë përtej Mynihut, pas vitit 2025, kohë kur i skadon kontrata me kampionët e Gjermanisë. Deri në këtë pikë opsioni më i volitshëm është padyshim Barcelona, por që ka gjetur “mburojën” e presidentit Hainer, me pretekstin se 28-vjeçari nuk është në listën e largimeve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Larna, kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.