• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kimish, kundër bordit: Ndryshimi i trajnerëve na ka dëmtuar

02/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joshua Kimish është kthyer në temë diskutime jo në pak raste te kampionët e Gjermanisë. E ardhmja e 29-vjeçarit dhe deklarata kundërshtuese ndaj trajnerit Tomas Tuhel, sikurse bordit, kanë bërë “zhurmë” në media. Me inkuadrimin në krahun e djathtë të prapavijës, Joshua është kthyer në një futbollist të rëndësishëm te Bajerni.

kimish

Në ndeshjen e fundit kundër Dortmundit, edhe pse bavarezët humbën pas 10 vitesh në Mynih kundër rivalit më të madh në vend, ai u vlerësua me notën më të lartë nga kontingjenti i vendësve. Në lidhje me ndryshimin e shpeshtë të trajnerëve, Kimish e ka cilësuar si element negativ, madje ka marrë edhe shembuj prej skuadrave të tjera:

“Është e vërtetë se prej periudhës kur unë kam firmosur me Bajernin dhe deri në këtë pikë, klubi ka zëvendësuar disa trajnerëve. I kuptojë pritshmëritë e shefave dhe tifozëve, por çdo tekniku i nevojitet koha e mjaftueshme për të shpalosur filozofinë dhe idetë përkatëse. Nëse marrim në konsideratë jetëgjatësinë e Jurgen Klop te Liverpuli dhe Pep Guardiola te Mançester Siti, atëherë arrijmë të kuptojmë përse është e domosdoshme koha dhe besimi. Si Jurgen, ashtu edhe Pep kanë fituar çdo trofe të mundshëm, por ndër etapa, ndryshe nga sa ka ndodhur në Mynih”, e mbylli Kimish.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Neymar - Santos, është e paevitueshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.