Joshua Kimmich nuk është njeri që fshihet. Përkundrazi. Mesfushori gjerman gjithmonë flet hapur, edhe publikisht.
Së fundmi, i pyetur për merkaton e Bayern, Kimmich ka deklaruar se klubi duhet të reagojë duke bërë ndërhyrje në merkato, sepse situata në repartin e sulmit është problematike.
“Nuk duhet të më pyesni mua. Duhet të pyesni drejtorin sportiv. Gjithsesi, është e kuptueshme se tani duhen bërë disa ndërhyrje. Wirtz nuk erdhi. Leroy Sané u largua, ashtu si edhe Thomas Müller. Pra, duhet të ketë lëvizje”.
Kimmich ka të drejtë. Bayern dje shiti përfundimisht sulmuesin Mathys Tel te Tottenhan. Edhe Bryan Zaragoza pritet të shitet ose huazohet. Bayern ka nevoja urgjente në repartin ofensiv dhe deri tani… asgjë!