Dje Juventusi prezantoi fanellën për sezonin 2024-2025, ende pa sponsor kryesor pas përfundimit të sponsorizimit të “Jeep”. Klubi bardhezi, siç mësohet nga “Milano Finanza”, ka folur me mbi 400 kompani në shtatë muajt e fundit dhe ka nxjerrë një listë të shkurtër nga e cila duhet të dalë fituesi.
Drejtuesit financiarë të Juves synojnë të fitojë 25 milionë në vit, shumë më pak sesa 45 milionë të paguara nga “Jeep” kur nënshkroi kontratën e fundit pesëvjeçare në 2018, por krahasuar me atë kohë joshja e kampionatit italian dhe i vetë Juventusit ka rënë.
Në këtë drejtim, duhet theksuar se kampionët e Italisë, Interi, mbledhin 30 milionë dhe Milani 25.Në kushte normale, fanella e Juventusit duhet të ketë një sponsor kryesor dhe një sponsor të mëngëve, ndërsa “Cygames” është konfirmuar në pjesën e pasme deri në vitin 2026.
Interesi tregtar për Juventusin mbetet i lartë, por vonesa në fillimin e negociatave i ka komplikuar gjërat, pasi kompanitë diskutojnë buxhetet midis shtatorit dhe nëntorit.
Pastaj janë ndërlikimet tregtare pasi vetëm “Adidas” ka dërguar tashmë fanellat e para të Juventusit në botë pa sponsorë, të cilat do të mbeten të tilla gjatë gjithë vitit. Hera e fundit që bardhezinjtë zhvilluan një sezon pa sponsor ishte në vitin 1981.
PANORAMASPORT.AL