Saturday, 16. May 2026
Sport

Kishte plan për Ibrën në klub, Kardinale ende asnjë ofertë suedezit

GS 18/10/2023 1 Min. Lesezeit

Këshilltar për drejtuesit dhe udhëheqës për lojtarët kuqezi. Ishte ky roli që Xherri Kardinale, pak ditë më parë, tha se kishte planifikuar për Zlatan Ibrahimoviçin. Por sipas “Corriere della Sera”, deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim në këtë drejtim e aq më pak te këtë mbërritur një ofertë në drejtim të suedezit.

ibra kardinale

Praktikisht, ish-sulmuesi që i dha lamtumirë karrierës më 4 qershor nuk ka asnjë propozim megjithatë duket se kontaktet me Xherri Kardinalen dhe drejtuesit e tjerë vijojnë.

Ibra në më shumë se një rast ka deklaruar se është gati për një rol brenda Milanit, por me kusht që të kishte detyra konkrete e jo të ishte thjesht role simbolike.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: