Shqipëria përkundër angazhimit nuk ia doli që të marrë tre pikë në përballje me Serbinë,
Futbollisti më fatkeq i kësaj ndeshje është Rei Manaj pasi që humbi penalltinë në minutën e 45+2 kur portieri Petroviq e priti gjuajtjen e tij.
Media kroate “Veçernj List” është e mahnitur me shqiponjën dykrenare dhe kjo foto që e ka publikuar po bënë jehonë në shtetin kroat sepse ky gjsest shembullorë i fëmijë ishte i papritur.
“Në prag të ndeshjes kualifikuese midis Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, ndodhi fëmijët shqiptarë, të cilët shoqëruan futbollistët serbë në fushë, bënë simbolin e shqiponjës shqiptare gjatë intonimit të himnit serb “Zoti i Drejtësisë”, shkruan media e njohur kroate “Veçernj list’.
“Ndërsa lojtarët po përgatiteshin për një duel të rëndësishëm, dhe tonet e himnit serb “Zoti i Drejtësisë” jehonin nga altoparlantët, vëmendja e publikut u tërhoq nga gjesti i fëmijëve shqiptarë që hynë në fushë së bashku me lojtarët e ekipit kombëtar serb”, shkruan më tej.
“Disa fëmijë që qëndronin pranë futbollistëve serbë shfrytëzuan momentin kur po këndohej himni për të formuar me duart e tyre simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. Ky akt, i cili në kontekstin e marrëdhënieve shpesh të tensionuara midis dy kombeve dhe ndeshjeve të tyre sportive shpesh perceptohet si një provokim nacionalist, nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë shkaktoi reagime të ashpra, veçanërisht në mediat serbe”, shkruan ndër të tjera media kroate.