Tuesday, 31. March 2026
Sport

Kjo është dyshja e mbrojtësve të Turqisë që pritet të startojnë ndaj Kosovës

GS 30/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e nesërme është një nga momentet më historike të Kosovës që nga pavarësia.

“Dardanët” presin në Prishtinë, Turqinë me ndeshjen e cila vendos skuadrën që do të kompletojë grupin D të Botërorit 2026.

Ndonëse nuk dihet ende se kush do të luajë dhe kush jo, në Turqi po përflitet se është vendosur se kush do të startojë në mbrojtje nga minuta e parë.

Sipas gazetarit Ertem Sener, lojtarët si Ozan Kabak dhe Abdulkerim Bardakçi do të jenë dyshja startuese e mbrojtjes së Turqisë.

Ndeshja kujtojmë se luhet në “Fadil Vokrri”, nesër në orën 20:45

Teilen: