Saturday, 14. March 2026
Sport

“Kjo është një fyerje për klubin” – Presidenti i PSG-së reagon pas deklaratave thumbuese të Mbappes

GS 08/07/2023 2 Min. Lesezeit

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka reaguar pas deklaratave të Kylian Mbappe në lidhje me dështimin e skuadrës parisiene për ta fituar Ligën e Kampionëve në vitet e fundit, pavarësisht tentimit.

  

Mbappe në një intervistë së fundmi ka thënë se atij nuk duhet bërë pyetja se pse PSG-ja nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

“Nuk e di se pse PSG-ja nuk e fiton Ligën e Kampionëve. Nuk është shumë pyetje për mua. Bëmë atë që mundëm, pikë. Duhet të flasësh me njerëzit që bëjnë ekipin, që organizojnë skuadrën, që ndërtojnë këtë klub” – deklaroi Mbappe për France Football, transmeton lajmi.net.

Kjo deklaratë e Kylian Mbappe i është treguar edhe të parit të klubit parisien, i cili nuk e ka pritur aspak mirë atë.

Sipas raportimeve të RMC Sport, Nasser Al Khelaifi është përgjigjur se “kjo është fyerje për klubin”.

Krisja e marrëdhënieve mes PSG-së dhe Mbappes ka nisur që kur klubi kërkoi nga ai të rinovojë kontratën, që skadon vitin e ardhshëm, ose të largohet këtë vit.

Paris Saint-Germain nuk duan që Mbappe të largohet falas verën e ardhshmë, andaj duan të përfitojnë nga shitja e tij këtë verë.

Destinacion i radhës për Mbappen pritet të jetë Real Madridi./Lajmi.net/

  


Teilen: