Sunday, 15. March 2026
Sport

Kjo është një shifër që asnjë klub tjetër nuk do ta paguante

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se e ardhmja e kapitenit anglez të Man. Junajtedit është ende në pikëpyetje.

Hari Meguajer nuk është më titullar te “Djajtë e Kuq” dhe zërat kumbojnë për një largim të tijin nga “Old Trafford”.

Sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e klubit anglez i kanë vendosur një çmim prej rreth 60 milionë eurove.

Kjo është një shifër që asnjë klub tjetër nuk do ta paguante për të marrë shërbimet e Meguajer.

Junajtedi shpenzoi më shumë se 87 milionë euro për Meguajerin dhe tashmë klubi nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se gjysma e shpenzimit.

Teilen: