Besiktas ka shkëlqyer me lojë e rezultat 5:0 ndaj Galatasarayt, në finalen e Superkupës së Turqisë.
As laiku më i madh nuk do të besonte se Besiktas do të dërrmonte me rezultat të tillë skuadrën e famshme Galatasaray.
Futbollisti Milot Rashica është paraqitur titullar për Besiktas-in, për t’u zëvendësuar në mintutën e 86-të.
Rashica është vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtari ndeshjes është Rafa Silva i Besiktas-it, me notën 9.3.
Rashica me shokë festojnë trofeun e Superkupës së Turqisë.