Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kjo është renditja e Grupit C, pas barazimit të Ballkanit

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Astanas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ka barazuar pa gola 0:0 me Astanën, në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan, shkruan lajmi.net.

Edhe pas barazimit skuadra nga Suhareka ka mundësi kualifikimi.

Viktoria Plezen vazhdon të jetë në vendin e parë me nëntë pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Astna renditet e dyta me katër pikë, po aq sa ka Ballkani në vendin e tretë.

Dinamo Zagreb renditet i fundit me vetëm një pikë.

Viktoria Plezen dhe Dinamo takohen sot me fillim nga 18:45. /Lajmi.net/

Teilen: