• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kjo është rroga stratosferike që mund ta marrë Benzema në Arabinë Saudite

01/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohet rroga stratosferike që mund ta marrë Benzema në Arabinë Saudite.

Karim Benzema pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen.

Sulmuesi francez e ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga Arabia Saudite.

Në fakt, Topi i Artë mund ta pranojë ofertën e marrë nga Al-Ittihad, i cili është duke e pritur një përgjigje nga ai.

Sipas ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, 35 vjeçari do të paguhet 100 milionë euro në vit nëse pranon të transferohet në Jeddah, përcjell “Gazeta Express”.

Benzemas do t’i skadojë kontrata me Realin gjatë verës dhe madrilenët ia kanë bërë gati një kontratë të re njëvjeçare.

Por, ish-përfaqësuesi francez po e sheh veten më shumë në Arabinë Saudite, ku do të paguhej shumëfish më shumë.

Në javët në vazhdim do të dihet nëse Benzema do të luajë në La Liga apo në Saudi Pro League në sezonin 2023/24.

Benzema ka fituar gjithçka me Realin dhe ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

Sidoqoftë, ai mund ta ndjek rrugën e shokut të tij, ish-bashkëlojtarit Cristiano Ronaldo, i cili vendosi që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë pikërisht në Lindjen e Mesme, në ekipin Al-Nassr.

Në vend të tij, në “Santiago Bernabeu” mund të përfundojë sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.

Next Post

Liridon Krasniqi shpalos flamurin e Kosovës në Malajzi, pas suksesit me skuadrën e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.