Wednesday, 18. March 2026
Sport

“Kjo familje ka bërë shumë për karrierën tuaj”, media franceze zbulon letrën e PSG-së drejtuar Mbappe

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Në Paris, çështja e PSG-së me Mbappe vazhdon të jetë një gjyq i hapur.

“RMC Sport” raporton sot dhe zbulon letrën e klubit francez drejtuar Kylian Mbappe, ku qartë duket vullneti i PSG-së për të rinovuar me lojtarin, por që tashmë ka si opsion edhe transferimin e menjëhershëm.

“PSG është i pikëlluar dhe i mërzitur. Kjo familje ka bërë të pamundurën për karrierën tuaj. Më 21 maj 2022, ju u shfaqët në “Parc des Princes” me fanellën tonë që mbarte vitin 2025, një mesazh i qartë për të gjithë tifozët tanë rreth kontratës. Zgjedhja juaj shkakton dëme serioze në shoqëri dhe shkakton dhimbje të thellë”, supozohet nga media e lartëpërmendur të jetë letra e klubit të PSG-së për Mbappe./h.ll/abcnews.al

Teilen: