• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kjo ishte arsyeja që iu hidhërua Messi

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leandro Paredes e ka zbuluar një rast aspak të veçantë që i kishte ndodhur me Lionel Messin.

Futbollisti argjentinas e kujton një kohë kur tetë herë fituesi i Topit të Artë i ishte hidhëruar pasi kishte dëgjuar diçka nga ai në ndeshjen mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në atë kohë, kur ylli argjentinas ishte pjesë e gjigantit katalunas.

Por, për fatin e mirë të Paredes, gjithçka ishte harruar dhe kishte kaluar me kohë.

“E kisha një periudhë të tmerrshme. Isha duke luajtur për PSG-në dhe ai po luante tek Barça. Ne u përballën me ta në Ligën e Kampionëve. Në atë kohë, nuk kishte tifozë në tribuna shkaku i pandemisë, kështu që gjithçka mund të dëgjohej.”

“Ne ishim duke fituar 2:1 dhe unë iu thash diçka bashkëlojtarëve të mi. AI më dëgjoi dhe me të vërtetë u bë ‘tym’. Për t’i qetësuar gjërat, unë i shkrova të nesërmen mesazh. Më pas, shkuan 1 ditë dhe ai nuk mu përgjigj. Madje, shkuan tre muaj pa mu përgjigjur…”

“Mendoj se ndeshja ishte në shkurt, ndërsa në muajin qershor do të takoheshim me të, para Copa Americas. Kishin kaluar tre muaj pa folur dhe po mendoja, ‘Tash do të takohemi, të shohim se si do të reagojë ai.’ Por, të jem i sinqertë, ai ishte i jashtëzakonshëm.”

“Ne arritëm në të njëjtën ditë, ai më erdhi nga prapa në dhomën e zhveshjes, më hodhi ujë dhe më pyeti se çka po bëja aty aq herët. Dhe, kaq ishte, nuk kishte nevojë as të flisnim për atë punë”.

Next Post

FORMACIONET E MUNDSHME/ Flik nuk i rrezikon lojtarët e dëmtuar të Barcelonës, Inzagi i detyruar te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.