• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kjo Itali do të jetë ultraofensive”, Kieza: Pësuam dy gola sepse duam të shënojmë edhe shumë

18/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mjaftoi rikthimi i tij në ko mbëtare, pas probleme fizike në eliminatoret e kaluara, për të kuptuar sesa i rëndësishëm është Federiko Kieza për Italinë. Dopieta e tij në pjesën e parë, në një moment tronditës pas penalltisë së tretë radhazi të humbur nga Zhorzhinjo tregojnë jo vetëm cilësitë e juventinit, por edhe karakterin e fortë, siç ishte deklarata e tij me tone të ashpra përpara ndeshjes, për të zgjuar Italinë:

kieza

“Gjëja më e rëndësishme ishte që fituam, edhe pse ato 20 minuta në pjesën e dytë ku pësuam dy gola mund t’i kishim shmangur. Gjithsesi, unë atë fakt nuk e shoh si diçka negative, pasi kjo tregon edhe idenë e re që ka kjo kombëtare, e cila kërkon që të shënojë sa më shumë që të mundet, të lëshohet e gjitha në sulm edhe kur është në avantazh 3-0. Dhe pikërisht për këtë arsye erdhi edhe pësimi i dy golave, pasi duam të jemi ultraofensivë dhe ashtu do të jemi.

Tani të luajmë gjithçka edhe ndaj Ukrainës për kualifikimin, pasi jemi në një pozitë më shumë se komode, por nuk duhet të harrojmë kurrsesi se kush jemi! Realisht e shijova shumë këtë ndeshje, pasi reagimi që patëm në dy momente kyçe tregon atë që thashë edhe në konferencën për shtyp, ky grup ka aq shumë talent sa është e pamundur që të mos e vësh re dhe mos ta shfrytëzosh.

Prandaj, e them me bindje se e merituam ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bërë një hap të rëndësishëm për Europianin, por mbi të gjitha i dhamë një shqelm atyre kujtimeve negative që rivalët na kishin shkaktuar 2 vite më parë. Tani, të hënën të presim biletën”, përfundoi Kieza.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kërkojnë fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.