Tifozët e Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” nuk janë shumë të kënaqur me Kilië Mbape. Ata e shohin francezin si një nga përgjegjësit për humbjen dhe eliminimit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve.
Francezi u fishkëllye kur u zëvendësua për shkak të lëndimit të mërkurën e kaluar. Por me sa duket tifozët e Realit nuk e kanë harruar ende eliminimin nga Champions. Edhe në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos u konfirmua se tifozët e Realit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e fundit të sulmuesit.
Ishte minuta e 18-të kur kamerat në tabelën e stadiumit treguan Mbapenë duke parë ndeshjen nga tribunat. Reagimi i “Bernabeut” ishte i menjëhershëm duke fishkëllyer sulmuesin.
PANORAMASPORT.AL