Thursday, 9. April 2026
Sport

Kjo që ka arritur Granit Xhaka me ekip, është rekord  

GS 19/04/2024 1 Min. Lesezeit

Granit Xhaka me shokë po festojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League në futboll.

“44 ndeshje pa humbje, Xhaka me Leverkusenin janë në gjysmëfinale”, – shkruan mediumi zviceran “20min”.

Ky është një rekord për kampionin e ri të Gjermanisë, që nuk njeh humbje brenda dhe jashtë qoftë në shtetin gjerman qoftë jashtë saj. 

“Pas ndeshjes në Londër, Leverkusenin e pret ndeshja e radhës. Të dielën do të jetë mysafir në ‘Signal Iduna Park’ ndaj Borussia Dortmund”, – shkruan më tej.

Xhaka po kalon formën më të mirë jetësore, ndërsa është afër kurorës së trefishtë me Bayerin.

Skuadra e Xhakës e kërkon edhe Kupën e Gjermanisë dhe trofeun e Europa League.

Teilen: