Monday, 23. March 2026
Sport

Klaksvik po bën histori, mbrëmë mposhtën edhe Molden në Ligën e Kampionëve

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Klaksvik ka shënuar fitore të madhe si vendas ndaj Molde në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në kualifikim të UEFA Champions League për sezonin 2023/24.

Ekipi që po bën histori nga Ishujt Faroe shënoi fitore 2 me 1, shkruan Lajmi.net

  

31-vjeçari, Arni Frederiksberg ishte protagonisti kryesor për këtë fitore historike.

Ai shënoi dy super gola për t’i dhënë ekipit të tij një fitore të madhe si vendas.

Ndeshja kthyese zhvillohet menjëherë javën tjetër dhe nëse arrin fitore, atëherë në finalen e para-kualifikimeve e zhvillon ndaj fituesit të ndeshjes Ljubljana – Galatasaray./Lajmi.net/

Klaksvik [1] – 1 Molde – A.Frederiksberg 64′ Great Goal
by u/JustASimpleFollower in soccer

 

 

  

  


Teilen: