Saturday, 16. May 2026
Sport

KLASIFIKIMI BOTËROR I IFFHS-së/ Interi renditet i treti, pas Sitit dhe Realit. Ja lista

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka përditësuar renditjen e saj botërore të klubeve bazuar edhe në rezultatet më të fundit të marra nga ekipet e futbollit, duke shqyrtuar periudhën tetor 2022-shtator 2023.

Interi festa

Nëse Mançester Siti i Pep Guardiolës mbetet në krye të tabelës përpara Real Madridit të Ançelotit, ka vend në podium për një ekip italian: Interin e Simone Inzagit, që është ngjitur me një pozicion nga përditësimi i fundit i tabelës.

Gjithashtu Fiorentina (9) dhe Napoli (10) janë ekipet e tjera italiane në dhjetë vendet e para, të renditura nga IFFHS, që njihet ligjërisht nga FIFA dhe merret me statistika dhe rekorde, si individuale ashtu edhe ekipore, në kompeticionet e organizuara nga organi më i lartë botëror i futbollit ose federatat e lidhura me të si UEFA.

Fillimi i shkëlqyer në kampionat dhe ecuria e mirë në Ligën e Kampionëve kanë kontribuar në këtë ngjitje të Interit në klasifikim, ndërsa italianet e tjera brenda 20-es janë Juventusi (18) dhe Roma (19), me Milanin që renditet në vendin e 26-të.

klasifikimi

PANORAMASPORT.AL

Teilen: