• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klasifikimi i golave dhe asisteve, më i mirë se Lautaro në 2023-shin është vetëm…

21/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez po konfirmohet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe pasi pushtoi Serinë A, dy sezonet e fundit po fiton gjithmonë e më shumë pozicione në arenën ndërkombëtare.

LAUTAROOO INTER

Vetëm 26 vjeç, që nga shpallja kampion bote me Argjentinën, kapiteni i Interit nuk ka ditur të ndalet duke fituar edhe statusin e liderit teknik dhe karizmatik të zikaltërve në dhomat e zhveshjes dhe jashtë saj.

Edhe pse në 2023-shin humbi finalen e Ligës së Kampioneve, një triumf që do ta kishte shenjtëruar më tej, Lautaro ka dëshirën për të provuar sërish dhe nëse paraqitjet e tij e ruajnë këtë nivel, nuk do të ishte aspak çmenduri të vazhdonte të ëndërronte gjëra të mëdha.

Performanca e sulmuesit është përkthyer po ashtu në shifra mbresëlënëse, të cilat e kanë vendosur “demin” në vendin e dytë për sa i përket kontributit në golat e ekipit.

Në këtë vit kalendarik, klasifikimi me kriter shumën e golave dhe asisteve në të gjitha kompeticionet me klubet e shikon Lautaron (37, 30+7) të parakalohet vetëm nga Erling Haland (41, 33+8).

Podiumin nuk mund ta plotësonte dikush tjetër veç Kilië Mbapesë, që mes lojtarëve të 5 kampionateve kryesore në Europë, është i treti pasi me PSG-në e tij ka shënuar 29 herë dhe ka asistuar 6 herë në 2023-shin.

Renditja vazhdon me yjet e tjerë të sulmit, me Herri Kejnin (Totenhem dhe Bajern Mynih) e Mohamed Salahun që kanë marrë pjesë në 34 gola secili, ndërsa Viktor Osimhen, Robert Levandovski dhe Markus Rashford janë ndalur në 30.

Në 10 më të mirët e këtij klasifikimi ka vend edhe për francezin e PSG-së, Randal Kolo Muani (29) dhe Ksavi Simonsin e Lajpcigut (27).

7887

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prishtna në Drenas, Gjilani kërkon fitore ndaj Fushë Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.