• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klaus Gjasula dhe Valbona Selimllari, dy ambasadorët e finaleve të Euro U17

14/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë muajit maj, Federata e Futbollit ka përzgjedhur dy ambasadorët e këtij turneu madhor.

Klaus Gjasula dhe Valbona Selimllari janë dy personalitetet e përzgjedhura nga FSHF që do të përfaqësojnë dhe promovojnë këtë event të rëndësishëm, duke sjellë më pranë tifozët dhe duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere unike rreth turneut.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula do të ndihmojë në promovimin e turneut dhe në motivimin e të rinjve shqiptarë që duan të ndjekin rrugën e futbollit. Me eksperiencën e tij në futboll, Gjasula do të përcjellë mesazhin e punës së palodhur dhe përkushtimit për të arritur suksesin.

Valbona Selimllari, një figurë e njohur dhe e dashur për publikun, do të ndihmojë në përhapjen e mesazhit të këtij turneu përtej futbollit. Ajo do të angazhohet për ta bërë këtë event sa më të njohur dhe për të afruar sa më shumë shqiptarë me eventin.

Të dy ambasadorët do të jenë pjesë e aktiviteteve promovuese të organizuara nga FSHF, duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere fantastike për kampionatin europian të kësaj moshe.

Next Post

Deklarata e yllit të Barcelonës, Olmo: Kroacia më donte, por unë ndihem spanjoll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.