• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klop shpjegon largimin nga Liverpuli dhe premton: Kurrë në një klub tjetër anglez edhe nëse nuk do kem me çfarë të ushqehem

26/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jurgen Klop është shfaqur sot pasdite para mediave për një konferencë për shtyp të shumëpritur, pas lajmërimit të tij se do të largohej nga drejtimi i Liverpulit në fund të sezonit. Trajneri gjerman është bombarduar pyetje rreth arsyeve të këtij vendimi, përfshirë edhe zërat për interesim nga klube të tjera.

dfggdfgfdgdf

Ai ka insistuar se kishte të bënte jo me motivimin, por me energjinë me të cilën duhej përballuar kjo punë, teksa ka premtuar se nuk do të drejtonte kurrë një tjetër klub anglez nëse do të vazhdonte me trajningun.

“Kam bërë këtë punë për 24 vitet e fundit tashëm dhe kur ke një karrierë si e imja, investon çdo gjë që ke. Unë e kuptova që burimi im i energjisë nuk është i pashtershëm, preferoj të vendos gjithçka në këtë sezon. Nuk jam më i ri dhe nuk mund të kërcej aq lart sa mundesha për shembull.

Unë jam kush jam dhe ku jam, për shkak të mënyrës se si jam. Nëse nuk mund ta bëj më, atëherë u them njerëzve që do të ndalem. Kjo nuk ishte ideja ime kur firmosa nje kontratë të re. Isha 100% i bindur se do të arrija deri në vitin 2026. Unë e nënvlerësova nivelin e energjisë time sikur të ishte e pafundme. Kështu ka qenë gjithmonë, tani nuk është më.

Nuk kam jetuar asnjëherë një jetë normale. Kjo është e vërtetë. Të kisha 3-4 javë në verë ishte e mjaftueshme, por jo më. Asnjë klub, asnjë kombëtare për vitin tjetër. Asnjë klub tjetër anglez ndonjëherë. Këtë mund t’u premtoj. Nuk do të ndodhë edhe nëse nuk do të kem asgjë për t’u ushqyer”, tha trajneri gjerman para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ballkani fiton miqësoren ndaj skuadrës ukrainase

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.