Lamtumira nga Liverpool-i pasi fitoi gjithçka, kalimi te Bayern Munich dhe një vit padyshim i keq që përfundoi me shumë probleme në dhomat e zhveshjes.
Po flasim për Sadio Mane, i cili tashmë ka pranuar ofertën marramendëse të Arabisë Saudite dhe pikërisht të Al Nassr-it, skuadër ku bëjnë pjesë edhe Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic.
Një transferim që befasoi edhe ish-trajnerin e tij te Liverpool, JurgenKlopp, i cili, ka shprehur mendimet e tij për këtë zgjedhje të senegalezit.
“Nuk e di se çfarë shkoi keq (mes Mane dhe Bayern)”, tha filloi Klopp. “Kur u largua nga Liverpooli ishte në maksimumin e tij, ishte në formë vërtet të mirë.
“Ai u largua si një lojtar i klasit botëror. Ndoshta situata e re në Gjermani dhe pritshmëritë e reja patën ndikim. Nuk kam folur me Sadio-n”.
Për zgjedhjen e Al Nassr: “Nuk e di. Sadio është një person shumë krenar, le të shohim se si do të shkojnë gjërat. Sigurisht që ndikimi i Arabisë Saudite në merkato është i madh. Ky ndikim ndihet edhe tek ne dhe ne duhet të bëjmë llogaritë”.