• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klopp “kapet” me gazetarin në konferencë, e quan injorant

07/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u zemërua me një gazetar që komentoi orarin e ndeshjes së radhës me “Të Kuqtë”.

Liverpooli ka vizituar Sheffield mbrëmë, ndërsa tashmë të shtunën në orën 13:30 do të luajë kundër Crystal Palace.

Kur gazetari deklaroi se orari ishte ankesa e preferuar e Klopp, ky i fundit nisi përplasjen me të në konferencë.

“Kjo është shumë e bukur, le të bëjmë shaka për këtë. Ne po shkojmë në shtëpi tani dhe nuk e di se kur do të arrijmë, rreth një ose dy të mëngjesit, dhe deri në ndeshjen tjetër mund të kemi dy seanca stërvitore për t’u rikuperuar dhe më pas duhet të luajmë përsëri. Mendoj se është në rregull sepse edhe Crystal Palace po luan sonte. Jam i vetëdijshëm që ju nuk e kuptoni se për çfarë po flas edhe pse punoni në futboll dhe nuk e di pse duhet të përpiqem të shpjegoj gjithçka përsëri. Nëse bëni shaka për këtë, atëherë jeni plotësisht injorant, por më e rëndësishmja është që futbolli është argëtues”, u përgjigj me ironi Klopp.

Më pas gazetari kërkoi falje dhe theksoi se nuk ishte qëllimi i tij të ofendonte askënd, por Klopp nuk po e kuptonte.

“Cdo gje eshte ne rregull. Mund të thuash çfarë të duash, por unë nuk mund të them atë që dua, sepse në fund do të ishte krejt ndryshe”, përfundoi Klopp./Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ Toni Krosit i hyn miu në shtëpi, shikoni reagimin epik të mesfushorit gjerman

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.