Jurgen Klopp u shpreh se performanca e pjesës së dytë të Liverpool, në fitoren e së mërkurës ndaj Luton me rezultatin 4-1, ishte si një “stuhi”. Skuadra mike e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë, por pas pushimit skuadra e “reds” realizoi 4 gola me Virgil van Dijk, Cody Gakpo, Luis Diaz dhe Harvey Elliott.
Ai e krahasoi këtë përmbysje si atë që Liverpool bëri ndaj Barcelonës në Champions League në vitin 2019 (anglezët patën humbur 0-3 ndeshjen e parë dhe fituar 4-0 në shtëpi). “
Kjo është një nga ato ndeshje ku është e vështirë të ndalosh së foluri. Jam shumë i lumtur,” tha Klopp, i cili ishte pa 11 lojtarë të ekipit të pare.
“Duhej të injoronim faktin se ishim në disavantazh, ndaj pjesa e dytë ishte si një stuhi për ne, ishim si një uragan. Unë do ta përmend këtë lojë disa herë. Unë i kam premtuar ekipit tim para disa muajsh se nuk do ta përmendja kurrë ndeshjen e Barcelonës si shembull, por e përdora përsëri sot.
Kështu që e theva premtimin”, tha Klopp.
“Më mungojnë shumë lojtarë. Edhe publiku e mësoi se kush mungonte vetëm para takimit, ashtu si unë. Që nga ai moment, në e dimë se si do ta përballonim ndeshjen, si do të luanim.
Kjo është ajo që doja që djemtë të tregonin dhe e bënë. Ky është një shembull për ta”, tha Klopp.
“Kjo është Barcelona e tyre, një fitore me përmbysje kundër Luton.
Jemi në një situatë të vështirë dhe kishim shumë arsye për t’u dorëzuar në disa momente.
Por jo dhe pashë vetëm një supergrup duke luftuar.
Nëse nuk e kufizoni veten me mendime të këqija, mund të fluturoni. Dhe kështu bënë djemtë”, u shpreh trajneri gjerman.