• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Klopp nuk ka orientim”, ish-trajneri i kombëtares: Liverpooli do të vuajë ndaj Atalantës!

17/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shorti i fazës çerekfinale së Europa League nuk ishte edhe aq i favorshëm për Atalantën e Berat Gjimshitit që do të sfidojë një nga skuadrat më të forta të mbetura në garë, Liverpoolin.

Megjithatë, për ish-trajnerin e kombëtares së Italisë, Cesare Prandelli, bergamaskët e kanë shansin për t’i hapur punë anglezëve pasi sipas 66-vjeçarit, asnjë skuadër në Premier League nuk luan si Atalanta e si rrjedhojë trajneri, Jurgen Klopp nuk ka një orientim të qartë për këtë ndeshje.

“Fati donte që në këtë fazë të luhej kjo ndeshje që besoj do të jetë e mrekullueshme. Besoj se atmosfera do të jetë shumë e zjarrtë jo vetëm në Anfield, por edhe në Bergamo.

Unë besoj se Atalanta mund të bëjë surprizën, edhe pse në këto ndeshje duhet të jesh patjetër në 100% dhe në fushë të japësh gjithçka. Mendoj se Klopp nuk e ka të lehtë këtë sfidë me Atalantën. Në Premier League askush nuk luan si Atalanta dhe trajneri gjerman nuk ka një pikë referimi për këtë sfidë”, u shpreh Prandelli.

Next Post

“Klopp nuk ka orientim”, ish-trajneri i kombëtares: Liverpooli do të vuajë ndaj Atalantës!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.