Thursday, 26. March 2026
Sport

Klopp për dështimin e transferimit të Caisedos dhe Lavias: Ndonjëherë ndodhë kështu, flet me agjentët, por nuk funkionon

GS 18/08/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka transferuar dy lojtarët që Liverpool i kishte në synim për mesfushën e tyre.

Pas zyrtarizimit të Caicedos, “Blutë” zyrtarizuan sot edhe Romeo Lavian pasi mbyllën marrëveshjen për transferimin e tij nga Southampton, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë ‘dështim’ të Liverpooli e komentoi trajneri, Jurgen Klopp i cili tha se gjërat ndonjëherë nuk funksionojnë ashtu siç do, duke lënë të hapur mundësinë për përforcime të reja te skuadra angleze.

Biznesi i transferimeve është i tillë, ju flisni me njerëz si agjentët e lojtarëve dhe ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo. Merkatoja është e hapur – deri atëherë pothuajse gjithçka mund të ndodhë“, tha Jurgen Klopp.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: