Liverpooli u trondit nga një humbje 3-0 ndaj Atalantës në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League në “Anfield” të enjten.
Tifozët e Liverpoolit kanë frikë se mund ta kenë parë skuadrën e tyre për herë të fundit duke luajtur në “Anfeild” në garat evropiane në drejtimin e Jurgen Klopp. Kjo frikë mund të mos bëhet konkrete nëse Liverpooli do të prodhojë një rikthim të madh në ndeshjet e dytë nën drejtimin e gjermanit.
Duke folur për media pas përfundimit të ndeshjes, Klopp e kishte të vështirë të shpjegonte atë që ndodhi. “Ishte thjesht një lojë vërtet e keqe, oh Zoti im”, tha Klopp.
“Ne filluam shumë mirë, por nuk vazhduam. E humbëm balancin, ishim kudo dhe askund. Mesfusha ishte jashtë kontrollit, nuk e njihja skuadrën time. Ishte vërtet e çuditshme. Ne e meritonim humbjen dhe këtë duhet ta ndjejmë tani. Pastaj ne duhet të ngrihemi përsëri për ndeshjen nda Crystal Palace. Urime Atalanta, me të vërtetë bravo”, nënvizoi gjermani.
“Nuk është koha për të pasur një gojë të madhe për atë që do të bëjmë atje. Kjo ishte një pikë e ulët për ne për sa i përket performancës sonte.”