Friday, 24. July 2026
Sport

Klopp prezantohet si trajner i Gjermanisë: Kombëtarja kulmi karrierës sime, ditën që nuk do të më doni largohem!

GS 24/07/2026 2 Min. Lesezeit

Jürgen Klopp është komisari i ri teknik i Gjermanisë. 59-vjeçari u zyrtarizua sot në këtë post, të cilin e konsideron si momentin kulminant të karrierës së tij.

Rëndësia – “Është një nder i madh të jem ulur këtu sot. Ajo që më ka ndodhur këto ditët e fundit është si një film. Kisha një ide se sa e madhe është puna e trajnerit të ekipit kombëtar. Por kur je i lidhur me të, e ndjen edhe më shumë madhësinë dhe përgjegjësinë. Duke ditur se nga e nisa, ishte e paimagjinueshme për mua që do të vinte ndonjëherë kjo ditë. Është një ditë shumë e veçantë për mua. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që e bënë të mundur këtë”.

Krenaria – “Ditën që nuk do të më doni më, do të iki, pa asnjë pagesë për ndërprerjen e kontratës. Nëse nesër do të thoni për mua se nuk vlej, do të iki. Nëse edhe Federata Gjermane e Futbollit do të thotë se une nuk jam për këtë post, do të iki. Nëse ju (gazetarët) do të silleni keq me familjen time, do të largohem. Më kritikoni nëse diçka nuk funksionon. Jam i lumtur të punoj për ta ndrequr. Gjithçka ka të bëjë me punën. Jürgen Klopp nuk do të ketë më karrierë pas ekipit kombëtar. Idealisht, kjo është kulmi i karrierës sime”.

Përgjegjësia – “Si ekip trajnerësh, ne duam të paraqesim një paketë të plotë. Unë kurrë nuk kam qenë një trajner që thjesht shfaqet, i vë lojtarët në provë dhe pastaj shkon në shtëpi kur stërvitja mbaron. Gjithmonë jam kujdesur për gjërat që ndodhin në klub. Tani është një federatë, tani është një shtet. Gjithmonë kam qenë përgjegjës në klubin për të cilin punoja. Ndihem përgjegjës ndaj të gjithë atyre që janë tifozë futbolli në këtë vend. Dhe kjo do të thotë të bëjnë punën sa më mirë të jetë e mundur”.

Kohë –

Teilen: