Edhe pse Jurgen Klopp nuk ka qenë në krye të një skuadre për më shumë se një vit, emri i tij është gjithmonë një nga të parët që del në pah kur një trajner shkarkohet ose fillon të lëkundet.
Ky është sigurisht rasti me Al Ittihad. Ekipi i Benzemasë dhe Mitajt, kampion në fuqi i Ligës Saudite, sapo ka shkarkuar Laurent Blanc pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.
Ndër emrat e parë që do të zëvendësojnë francezin, sipas gazetës Al Riyadh, është ish-trajneri i Liverpulit, i cili aktualisht mbikëqyr RB Leipzig, Neë York Red Bulls dhe Red Bull Salzburg si kreu i ekipit të futbollit të Red Bull.