• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kloppit nuk i del inati

05/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jyrgen Klopp ka bërë thir rje që ndeshja e Liver pulit kundër Totenhemit të riluhet, pasi VAR-i nuk arriti të akordonte golin e Luis Diazit, i cili u anulua për pozicion jashtë loje.

“Sky Sports News” kupton se qëndrimi i Premier Ligës mbetet i pandryshuar dhe se një riluajtje e mundshme e ndeshjes së javës së fundit të Premier Ligës nuk do të merret parasysh.

Por trajneri i Liverpulit, duke folur nga konferenca për shtyp, përpara ndeshjes së sotme të Ligës së Europës kundër belgëve të Rojal Unionit, tha: “Është me të vërtetë e rëndësishme se aq i madh dhe i rëndësishëm sa është futbolli ne duhet ta trajtojmë atë në mënyrën e duhur.

Të gjithë personat e përfshirë, arbitri në fushë, gjyqtari anësor, gjyqtari i katërt dhe veçanërisht në këtë rast VAR-i, nuk e bënë këtë qëllimisht. Ishte një gabim i qartë dhe mendoj se do të kishte zgjidhje për të më pas.

Disa njerëzit ndoshta nuk duan të thonë, por jo më shumë si menaxher i Liverpulit, por më shumë si një njeri i futbollit, se i vetmi rezultati duhet të jetë një ripërsëritje e ndeshjes. Ndoshta nuk do të ndodhë”.

Diaz ishte në pozicion të rregullt kur shënoi me ndeshjen që ishte ende 0-0, ndonëse Liverpuli ishte me 10 veta në fushë. Dhe do të mbetej me 9 veta në fund të pjesës së dytë, ndërsa pësoi edhe golin në shtesë, duke u mundur 2-1.

Por mes arbitrave të VAR-it pati një keqkuptim në komunikim, duke bërë që VAR-i të mos ndërhynte. Shoqata e Arbitrave kërkoi ndjesë, ndërsa Liverpuli kërkoi edhe audion e komunikimit të arbitrave.

Next Post

“Buzëqesh” Bajerni, drejtori sportiv jep lajmin e mirë për tifozët: Nojer rikthehet ndaj Gallatasarajit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.