• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubet e njohura angleze do të tentojnë tranferimin e Mbappes

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubet e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester City pritet të bëjnë ofertë për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe 

Gazetari i The Telegraph, Luke Edwards ka folur për të ardhmen e sulmuesit francez, Mbappe, i cili ka qenë i lidhur me një transferim te Real Madridi.

Sipas tij, dy klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe City mund të tentojnë transferimin e tij në Ligën Premier, nëse u jepet mundësia.

“Mendoj se Mbappe e ka zemrën të vendosur për këtë lëvizje në Real Madrid, por mendoj se mund të ketë pak aksion në janar”, ka thënë fillimisht Edwards për BBC Sport.

“Klubet e Ligës Premier kanë para. Nëse Manchester City do të vendoste të bënte një lëvizje për Mbappe dhe do të merrte inkurajim nga kampi i Mbappe, unë mund të shihja Manchester Cityn duke shkuar për të”.

“Ka pasur gjithashtu thashetheme të paqarta për interesimin e Liverpoolit. Kanë qenë disa kontakte mes klubeve nëpërmjet ndërmjetësve në të kaluarën”.

“Unë mendoj se mund të ketë pak aksion në janar. Nuk e di se ku do të shkonte më mirë”.

“Po, klube si Man City dhe Liverpool, ndoshta do të tentojnë për të në janar. Nuk mendoj se është përtej mundësive për të rrëmbyer atë marrëveshje, por të gjitha tabelat tregojnë se ai shkon në Real Madrid”, përfundoi gazetari anglez.

Next Post

Kombëtarja, Ernest Muçi: Bullgaria? Nuk e shohim si miqësore, tifozët të vijnë në stadium

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.