• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubet protagoniste, Bolonja, mbretëresha e “Gjermani 2024” / Ekipi modest italian po bën mrekullinë edhe në Europian

28/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është e vërtetë që futbolli nuk është matematikë, shpesh madje di që të jetë edhe shumë i padrejtë, por në shumicën e rasteve asgjë nuk ndodh rastësisht. Dhe është pikërisht kjo përralla e këtij sezoni të sapo mbyllur në arenën e klubeve, që ndërkohë po merr konfirmimin më të bukur edhe në Europianin gjerman.

kalafjori

Po flasim për Bolonjën, skuadrën që bëri surprizën e madhe në Serinë A, ku në dukje me futbollistë modestë, pa shumë bujë, arriti që të kualifikohet mes katër të parave në Itali dhe të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve, diçka që as tifozët e saj më të zjarrtë nuk e kishin imagjinuar as në ëndrrat e tyre më të bukur. Por e vërteta është kjo, tashmë Bolonja është një realitet dhe ai duhet të mbrohet fort nga drejtuesit e atij klubi, ndonëse menjëherë pas fundit të sezonit humbën edhe arkitektin e ideologjisë së tyre të lojës, Tiago Motën, i cili vendosi të transferohet te Juventusi. Gjithsesi, Bolonja është e fortë edhe pa atë dhe këtë po e konfirmon në “Euro 2024”, duke qenë se mes asisteve dhe golave numëron numrin më të lartë të protagonistëve.

Nga golat e Ndojesë e Ebisherit të Zvicrës, deri te asistent e Kalafiorit me Italinë, kuqeblutë e Serisë A janë një realitet i mahnitshëm dhe një shembull sesi një klub në dukje i vogël duhet të punojë për të pretenduar që të bëhet i madh. Edhe pse shumica e lojtarëve të Bolonjës janë pjesë e Zvicrës, ata me kombëtaren e tyre kanë qenë më protagonistë sesa yjet e Bajernit të Mynihut, Realit të Madridit apo edhe Mançester Sitit, që për më tepër paguhen 10 herë më shumë. E thënë ndryshe, në rang klubesh milionat bëjnë shpesh diferencën, por kur vjen puna te kombëtaret, dalin më qartë në pah vlerat e vërteta të lojtarëve, ndaj Europiani dhe Kupa e Botës janë vitrina më e rëndësishme për karrierën e një futbollisti, siç tregojnë të dhënat në tabelë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Milani e Napoli në “luftë” për Lukakun, kjo është kërkesa e Chelseat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.