Friday, 20. March 2026
Sport

Klubi i Ballkanit reagon pas hedhjes së shortit në Ligën e Konferencës

GS 01/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani i ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

  

Kampionët e Kosovës janë shortuar në Grupin C, bashkë me Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzanin dhe Astanan.

Klubi i Ballkanit bëri një postim në faqen zyrtare pas hedhjes së shortit.

Ata premtuan se do ta bëjnë më të mirën e tyre në secilën ndeshje.

Postimi FC Ballkanit pa ndërhyrje

“Tifozë të dashur

Rrugëtimin tonë në grupet e Konferencës së Evropës, e vazhdojmë ndaj këtyre kundërshtarëve:

1.GNK Dinamo Zagreb

2.FC Viktoria Plzen

3.FC Astana

Me punën dhe përkushtimin tonë maksimal, do ta bëjmë të pamundurën që të paraqitemi sa më denjësisht ndaj çdo kundërshtari.

Na priftë e mbara, shqiptarë”.

 

  

  


Teilen: